Një person është arrestuar në Prizren pasi kishte shkuar në zyrën e KEDS-it dhe i kishte kërcënuar dhe ushtruar dhune fizike ndaj një zyrtari.
Kjo pasi të dyshuarit ju ishte shkyçur rryma. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje
“Prizren 18.12.2020-09:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për shkak se i është bërë shkyçja e rrymës, kishte shkuar në zyrën e KEDS-it dhe kishte kërcënuar dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (zyrtar). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” , thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.