Prizrenasi godet me veturë këmbësoren, ikën nga vendi i ngjarjes

Opoja.net Opoja.net Kronika

Me datë 01 shkurt 2022 rreth orës 13:05, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren vozitësi i cili ishte duke e drejtuar automjetin e tij me targa vendore ne rrugën “Ekrem Rexha” në drejtim te rrugës “Wiliam Woker”,  si pasojë e vozitjes së pakujdesshme e godet këmbësoren me pjesën e përparme te automjetit , ku këmbësorja ishte duke kaluar rrugën nga ana e djathtë e lëvizjes së automjetit.

Drejtuesi i automjetit fillimisht ishte ndalur në vendin e aksidentit, mirëpo pasi që në vend ngjarje afrohen qytetarë të rastit vozitësi i dyshuar me automjet largohet nga vendi ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit këmbësorja pëson lëndime trupore e cila nga qytetarë të rastit fillimisht dërgohet ne urgjencën e cila gjendet aty afër dhe me pas me autoambulancë dërgohet në qendrën emergjente të spitalit të Prizrenit ku pas tretmanit mjekësor e njëjta lirohet ne shtëpi.

Zyrtarë profesional nga hetimet e njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit, të njëjtit e ndaluan të dyshimtin H.B i lindur në vitin 1964, e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me Lëndime të Lehta Trupore dhe ikje nga vendi i ngjarjes.

Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroj që rasti shkon ne procedurë te rregullt dhe dërgohet ne Gjykatën për Kundërvajtje.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-