Prizreni me reduktime të rrymës deri në 10 orë

Opoja.net Opoja.net Kosova

Edhe Komuna e Prizrenit po përballet me mungesë të theksuar të energjisë elektrike. Qytetarët e lagjeve të ndryshme thonë se kanë mbetur deri në 10 orë në terr, ndonëse shprehen se janë pagues të rregullt të faturave të rrymës.

Reduktimet e gjata të energjisë elektrike po sjellin mjaft telashe edhe në komunën e Prizrenit.

“Nxehemi me dru, por edhe kur nxehesh me dru pompa e ujit quhet me qarkulluar me rrymë”, tha një qytetar për RTK’në.

“Mbrëmë gjashtë orë s’kemi pas rrymë”, theksoi një tjetër.

“10 orë, 12, sot 15 orë, hala s’ka ardhë prej djehit”, tha një tjetër.

Dëme të shumta mungesa e rrymës po sjell edhe në biznese.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-