Opoja.net

Prokurimi për ujësjellësin kryesor kthehet në rivlerësim për të tetën herë në Dragash

Opoja
Prokurimi për ujësjellësin kryesor kthehet në rivlerësim për të tetën herë në Dragash

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka kthyer edhe një herë në rivlerësim prokurimin për ndërtimin e ujësjellësit kryesor në Komunën e Dragashit. Pos anulimit të njoftimit të Komunës së Dragashit për dhënie të kontratës ka paralajmëruar se do të kërkojë nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik që ta anulojë licencën e menaxherit të prokurimit të kësaj komune për shkak të mosrespektimit të vendimeve të mëparshme të OSHP-së.

“Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës të aktivitetit të prokurimit me titull “Ujësjellësi kryesor-vazhdimi i punëve (projekt trevjeçar)…të iniciuar nga Komuna e Dragashit dhe lënda kthehet në rivlerësim. Organi Shqyrtues i Prokurimit për shkak të mosrespektimit të vendimeve të OSHP-së nga ana e Komunës së Dragashit/Menaxheri i prokurimit, do të kërkojë nga KRrPP-ja anulimin e licencës për menaxherin e prokurimit të Komunës së Dragashit, sipas nenit 25, paragrafi 8 dhe 9 të LPP-së”, thuhet në vendimin e publikuar dy javë më parë në ueb faqen e OSHP-së.

Paraprakisht, Gjykata e tenderëve ka bërë të ditur se ka aprovuar si të bazuar ankesën e operatorit ekonomik “Puna shpk dhe NN INfra Plus”, kundër njoftimit për dhënie të kontratës për këtë aktivitet të prokurimit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Loading...

Mos i humb

Vëllezërit Sylejmani arrijnë suksese me restaurantin e tyre në Austri, për ta shkruajnë edhe gazetat austriake

Opoja.net

Problemet mes Komunës dhe USHP-së, lënë pa ujë banorët e Dragashit

Opoja.net

LIVE: Kosova luan për fitore ndaj Republikës Çeke

Opoja.net

Aksident trafiku në rrugën Dragash – Pllavë (Foto)

Opoja.net

Bie bora e parë në Dragash (Foto)

Opoja.net

Alb’swiss, televizioni që ka zgjeruar transmetimin në shumë platforma online dhe ato kabllore

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net