Pronari i ‘Mekës’ ua jep punëtorëve pagën e 13-të

Opoja.net Opoja.net Opoja

Edhe pse në kohë pandemie, pronari i kompanisë “Meka”, Burim Piraj, ua ka dhënë punëtorëve pagën e 13-të.

Kjo nuk është hera e parë që Piraj bën një veprim të tillë.

Me këtë rast, Piraj ka falënderuar Zotin për mundësinë e dhënë, duke shpresuar se do ta ndajë edhe pagën e 14-të.

“Elhamdulilah vetëm di të them! Dhe vetëm të madhit Allah i falënderohem për çdo të mirë dhe çdo sprovë që ma ka dhuruar!
Ai sot ma mundësoi ekzekutimin e pagës së 13të dhe shpresoj të realizohet dhe e 14ta sipas planit!
I lutem të Madhit Allah që sprova me virusin të kaloj sa më parë, të sëmurët të shërohen dhe atyre që gjatë kësaj kohe i kanë humbur të dashurit e tyre zemra tu zbutet dhe të marrin forcë për të vazhduar jetën më tutje! Ja Allah bekoje çdo mysliman kudo në botë e në veçanti bekoje popullin shqiptar!Na beko parinë dhe udhëzoje në rrugë të drejt ku do të fitojnë dhe sevapet e Tua për qeverisje të mirë”, ka shkruar Piraj në Facebook.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-