Pse gratë muslimane mbulohen? kjo është përgjigjja më e mirë në këtë pyetje

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Për shumë njerëz, sidomos për ata në botën
perëndimore, nuk është e qartë se pse disa gra muslimane mbulohen.

Ndoshta përgjigjja më e mirë qëndron në një
tregim të shkurtër, të cilin patjetër duhet ta lexoni.

Një britanik shkoi te një njeri i mençur dhe e
pyeti:

– Pse tek ju në Islam nuk lejohet që burrat t’i
shtrëngojnë duart me gratë? A nuk është kjo e pazakontë?

Njeriu i mençur iu përgjigj me një pyetjeje
tjetër:

– Ti a mund t’ia shtrëngosh dorën mbretëreshës
Elizabetë?

Britaniku u përgjigj:

– Natyrisht jo. Ka disa individë të caktuar, të
cilët mund të t’ia shtrëngojnë dorën mbretëreshës sonë. Por, unë nuk jam në
mesin e tyre …

Më pas, njeriu i mençur tha …

– A po sheh. Gratë tona janë mbretëresha dhe
mbretëreshat nuk i shtrëngojnë duart me burra të panjohur.

Pastaj britaniku pyeti:

– Po pse vajzat tuaja e mbulojnë trupin dhe
flokët. A nuk është ky diskriminim dhe abuzim?

Njeriu i mençur buzëqeshi dhe nga xhepi nxori dy
bonbone prej çokollatës. Njërit ia hoqi mbështjellësen e celofanit, kurse
tjetrin e mbajti në mbështjellësen origjinal.

Pastaj të dy bonbonet i hodhi në dyshemenë me
pluhur. Ai e shikoi britanikun dhe i tha …

– Nëse të kërkoj tani, që ta marrësh njërin nga
këto dy bonbone dhe ta hash, cilin prej tyre do të marrësh dhe do ta vendosesh në
gojën tënde?

Britaniku po u menduar shumë tha:

– Këtë në celofan, natyrisht.

Burri i mençur, përsëri buzëqeshi pak dhe tha:

– Kjo është mënyra se si ne i shohim gratë tona.

Përkthim: Miftar Ajdini

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-