Paris Saint-Germain po vazhdon me hapa të suksesshëm për të krijuar një skuadër “galaktikësh” me sa më shumë yje, shkruan Opoja.net.
Së fundmi ata kanë siguruar shërbimet e njëri ndër sulmuesit më të mirë në histori të futbollit, Lionel Messi me parametra zero.
Ndërsa gjatë këtij afati kalimtar, ata kanë transferuar edhe Sergio Ramos, Georginio Wijnaldum, Gianluigi Donnarumman dhe Achraf Hakimi.
Parisienët nuk e kanë ndërmend të ndalen dhe tashmë po synojnë transferimin e Cristiano Ronaldos.
Kylian Mbappe nga ana tjetër nuk dëshiron të nënshkruajë kontratën e re dhe pritet të largohet nga Parisi si lojtar i lirë vitin e ardhshëm.
Ndërsa edhe Ronaldos i skadon kontrata me Juventusin edicionin e ardhshëm dhe skuadra franceze pritet të hidhet menjëherë në sulm për shërbimet e tij.
Ronaldo është pjesë e Juventus që nga viti 2018 kur u transferua nga Real Madrid për 100 milionë euro. /Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.