Haxhi – apo Pelegrinazhi – është një nga ngjarjet më të rëndësishme të Kalendarit Islam.
Haxhi është një obligim fetar për çdo mysliman, burrë dhe grua, që është në gjendje ta kryeje atë, të paktën një herë në jetën e tyre, nëse mjetet financiare lejojnë, njofton Opoja Sot.
Sikurse çdo vjet, edhe sivjet, besimtarë të shumë myslimanë edhe nga Komuna e Dragashit, ia kanë mësyrë Haxhit – vizitës së vendeve të shenjta, për të kryer ritualin – obligim, së paku një herë në jetën e tyre.
Këtë vit nga Komuna e Dragashit, vizitës së vendeve të shenjta ia kanë mësyrë 91 besimtarë, nga të cilët 44 janë meshkuj, ndërsa 47 femra.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Dragash ka bërë publike listën me emrat e besimtarëve që do të udhëtojnë për në vendet e shenjta./Opoja Sot/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.