Pushteti lokal në Dragash me parregullësi raporton dega e LDK-së

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Pas hapjes së tre konkurse dhe pas zhgjedhjes se tyre nga kryesia e Kuvendit komunal në Dragash, kan reaguar ashpër dega e LDK-së në ketë komunë. E për ketë edhe njeri nga konkurente ka shprehë paknaqësi për keta konkurse.

Duke ndjekur rrjedhat aktuale në funksionimin e pushtetit lokal në Dragash, ne si Lidhje Demokratike e Kosovës dega në Dragash , bëjmë këtë
REAGIM :
Ne si LDK, Dega në Dragash evidentuam shumë parregullsi në rrjedhat e pranimit të kandidatëve për tri konkurse të publikuara kohëve të fundit dhe atë :
1. Për vendin e punës Zyrtar Zotues K. Dragash , të mbajtur më datë 27.11.2014,
2. Për vendin e punës Inspektor Komunal K. Dragash , të mbajtur më datë 03.12.2014 dhe
3. Për vendin e punës Inspektor I Tregut K. Dragash , të mbajtur më datë 05.12.2014
Në të tri vendet e punës janë bërë përzgjedhje politike dhe pa kritere profesionale .Këtë konstatim e nxjerrin sepse në të tri rastet refuzohet kandidati Zeni Krasniqi, ekonomist I diplomuar, punëtor shumëvjeçar në shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash dhe ish drejtor I Emergjencës në KK Dragash. Kundrejt tij pranohen kandidatë me më pak përvojë pune, ose pa përvojë, me kualifikim Baçelor në universitete private. Ky refuzim I kandidatit Zeni Krasniqi është kulmi I hipokrizisë dhe I diskriminimit iracional që bëhet ndaj kuadrove të dëshmuara dhe ndaj njerëzve që nuk i përkasin partisë në pushtet(PDK-së). Absurditeti kulmon sepse Zeni Krasniqi këtë vit shkollor rezulton pa vend pune në Shkollën e Mesme në Dragash, vetëm e vetëm pse është aktivist i LDK-ës .Me këto përzgjedhje politike njerëzve po shihet se shumë afër u duket mërgimi sepse diskriminimi po vepron legalisht dhe kjo po shndërrohet në persekutim e përndjekje.
Bëjmë apel tek institucionet e reja të posakrijuara që të ndalet fushata e këtillë diktatoriale e pushtetit lokal në Dragash, sepse këto raste janë vetëm raste më të freskëta kur dihet se pushteti lokal këtë praktikë diskriminuese kundrejt LDK-së e ka bërë rutinë.
Kryesia dhe grupi i ekspertëve./Opoja.Net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-