Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2023 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Po lexoni: Qabeja me mbulesë të re në ditën e Arafatit
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.

Qabeja me mbulesë të re në ditën e Arafatit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj 16:33 - 28/08/2017 Artikuj
Ndaje

Kisva (mbulesa e Qabesë) e cila punohet në qytetin e shenjtë në Mekë dhe përfundimi i së cilës mbyllet për 8 deri në 10 muaj, po pret që në ditën e Arafatit të takohet me Shtëpinë e Shenjtë, Qaben.

Kisva e cila prodhohet në fabrikën e mbulesës së Qabesë duke u përdorur mëndafshi i pastër dhe duke kaluar nga procedura të ndryshme me përpjekjet e 150 punëtorëve, iu dorëzohet zyrtarëve.

Zyrtari i Marrëdhënieve me Publikun i Fabrikës Fajsal Harbi dha informacione për AA për procedurën e punimit të Kisvas. Duke vënë në dukje se Kisva kalon nga disa procedura, Harbi thotë se këto janë “ngjyrosja e fijeve në fabrikë, gërshetimi i pëlhurës me model dhe pa model, qëndisja e ajeteve dhe motiveve me punë dore dhe bashkimi i ajeteve dhe motiveve me pjesët pa model të Kisvas”.

Duke bërë të ditur se Kisva së bashku me derën e Qabesë përbëhet nga 5 pjesë, Harbi thotë se përveç mbulesës së zezë e cila shihet nga pjesa e jashtme pjesë e saj është edhe astari dhe që prodhohet nga mëndafshi i verdhë.

Pas procedurës së ngjyrosjes dhe të qëndisjes, punëtori 32 vjeçar i fabrikës, Sulejman El-Henibi, bën të ditur se fijet së pari vijnë në formë të mëndafshit të bardhë dhe që ato së pari lahen dhe pastaj ngjyrosen me ngjyrë të zezë.

Henibi thotë se pas ngjyrosjes së tyre, fijet dërgohen në procedurën e gërshetimit për mbështjellën në bobina dhe që ato të shndërrohen në pëlhura të mëndafshta. Henibi njofton se fijet në pjesën e rripit gërshetohen në mënyrë të thjeshtë, kurse ato në pjesët tjera me modele.

Ai tregon se pas përfundimit të të gjitha procedurave dhe kontrolleve, Kisva dërgohet për pjesën e qëndisjes me punë dore.

Qëndisjet po bëhen me fije të argjendta të praruara me ar

Njëri prej punëtorëve të pjesës së rripit dhe të qëndisjes me punë dore, Salih Burej Daddadi, thotë se në këtë pjesë punon për 34 vite.

Raddadi bën të ditur se qëndisin me punë dore ajetet në Rripin e Kisva-së, Rukn Jemanin, Portën e Qabesë dhe Gurin e Zi si dhe në disa pjesë të tjera. Ai tregon se vetëm në pjesë e rripit ndodhen 16 pjesë të punë dorës.

Duke folur për punimin e ajeteve dhe qëndisjeve mbi Kisva-n, Raddadi thotë se “Në pjesët të cilat te ne vijnë në gjendje të thjeshtë dhe ku duhet të shkruhen ajetet me punë dore së pari vizatohen modelet me makina. Sipas modeleve dhe shkrimeve në pjesët mëposhtme po shkruajmë me mëndafsh të verdhë, kurse përmbi me fije të argjendta të praruara me ar.“

Kisva e vjetër e cila ndërrohet në ditën e Arafatit hiqet nga Qabeja dhe iu dorëzohet zyrtarëve. Ajo zakonisht ekspozohet nëpër muze dhe në pjesë të ndara dërgohet nëpër vende të ndryshme të botës.

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




Kushtrim Guraj 16:33 - 28/08/2017 16:33 - 28/08/2017

Rubrika për Opojën

KF Opoja u kualifikua në Ligën e Dytë të Kosovës, fton tifozët për të festuar!
19:42 - 22/05/2023
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi për Hapjen e Rrugëve Lokale në Komunën e Dragashit nga LMT-ja e KFOR-it Turk
20:43 - 18/05/2023

Blogu i ditës

LIVE
Situata në veri – Mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
19:07 - 29/05/2023 Kosova
QUINT-i këshillon Kurtin: Kryetarët në veri s’kanë nevojë të punojnë nga zyrat e tyre çdo ditë
18:36 - 29/05/2023 Kosova
Serbët sërish tentuan të hyjnë me forcë në objektet komunale në veri, Policia: U detyruam të ndërhyjmë
9:37 - 29/05/2023 Kosova
Arrestohet pronari i objektit në Prizren ku vdiq 19-vjeçari
12:08 - 27/05/2023 Kronika
NATO bën thirrje për shtensionimin e situatës në veri
11:02 - 27/05/2023 Kosova
Shfaq më shumë

Ju gjithashtu mund të lexoni

a-e-di-perse-nuk-ndjen-perulesi-kur-lexon-kuran?
Artikuj

Kurani na mëson forcën e vendosmërisë në përpjekje dhe mos-dorëzimin para vështirësive

1 Min. Leximi
Artikuj

Njeriu ёshtё me atё qё do

6 Min. Leximi
po-cka-do-t’i-them-une-allahut-ne-diten-e-gjykimit?
Artikuj

Njeriu duhet të kuptojë se kur e prek ndonjë e mirë dhe e keqe, Duhet ti drejtohet vetëm Allahut

2 Min. Leximi
Artikuj

Vlera e natës së Kadrit

21 Min. Leximi

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?