Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka treguar se Qeveria e Kosovës pritet që së shpejti ta zyrtarizojë propozimin për ndalimin e eksportimit të peletit.
“Kemi parë që ka rritje të çmimeve që nuk arsyetohet në krahasim me koston e prodhimit. Prandaj në mbledhjen e qeverisë pritet që të merret vendimi që ndalon eksportimin e peletit dhe lëndëve djegëse me bazë druri”, është shprehur Rizvanolli gjatë një vizite të bërë në Korporatën Energjetike të Kosovës.
“Ministria e Tregtisë pritet që shumë shpejt ta sjellë në kuvend, Ligjin për Produkte Esenciale, në të cilin përfshihet edhe peleti”.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

