Qeveria edhe këtë vit do t’ua paguaj mërgimtarëve polisat kufitare

Opoja.net Opoja.net Kosova

Qeveria e Kosovës e ka vazhduar edhe për 1 vit subvencionimin e polisës kufitare për mërgimtarët.

Ky vendim është miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Kryeministri Kurti ka thënë se kjo do të vlejë deri në dhjetor të vitit 2022.

Ministri i Financave, Hekuran Murati është shprehur se subvencionimi do të vazhdohet deri në fund të ketij viti dhe deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare.

“Edhe me këtë propozim-vendim kemi të bëjmë me një vendim të pakos së ringjalljes ekonomike që duhet të vazhdohet sepse kemi të bëjmë me një vit të ri fiskal dhe kemi paraparë se duhet të vazhdohet subvencionimi i polisës kufitare për bashkëatdhetarët tanë.”, tha Murati. /Lajmi.net/ 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-