Opoja.net

QKMF “Adem Berisha” në Dragash pranon një donacion nga Action for Mothers and Children

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Berisha” në komunën e Dragash, ka pranuar një donacion nga Action for Mothers and Children, raporton TVOpoja.

Nga ky donacion QKMF “Adem Berisha”, përfitoi një aparat CTG ( Cardiotokograph) apo monitor për matjen toneve të fetusit, si dhe një shtat për ekzaminim të pacientit bashkë me karrigen si dhe një tavolinë të vogël për vendosjen e pajisjes mjekësore.

“Donacioni u dorëzua në prezencën e stafit shëndetësor si dhe drejtorit të QKMF-së në Dragash Dr. Med. Ramadan Jashari”, thuhet në njoftimin e AMC-së, përcjell TVOpoja.

Njoftimi i plotë:

Me datë 31 Maj, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Berisha” në komunën e Dragashit kemi bërë dorëzimin e pajisjeve si një aparat CTG ( Cardiotokograph) apo monitor për matjen toneve të fetusit, si dhe një shtat për ekzaminim të pacientit bashkë me karrigen si dhe një tavolinë të vogël për vendosjen e pajisjes mjekësore. 💙

Këto pajisje mjekësore do të shërbejnë për të plotësuar nevojat me pajisje mjekësore të cilat do të ndihmojnë në ngritjen e cilësisë e shërbimeve shëndetësore.

Donacioni u dorëzua në prezencën e stafit shëndetësor si dhe drejtorit të QKMF-së në Dragash Dr. Med. Ramadan Jashari i cili u shpreh jashtëzakonisht mirënjohës për donacionin me ç’rast edhe ndau një mirënjohje në shenjë falënderimi ndaj AMC-së për donacionin e dhuruar.

Ky projekt mbështetet nga Ambsada e Bullgarisë- Посолство на България в Косово / Embassy of Bulgaria in Kosovo në Kosovë.

710

A mendoni se keni nevojë për të terhequr para nga trusti juaj ?

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net