Opoja.netOpoja.net
  • Aktuale
  • Lajme
  • Artikuj
  • Diaspora
  • Sport
  • Jeta
  • Teknologji
  • Ide
  • Kurioze
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2023 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Po lexoni: Ramazani te shqiptarët – Reportazh (Dokumentar)
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Opoja.netOpoja.net
  • Aktuale
  • Lajme
  • Artikuj
  • Diaspora
  • Sport
  • Jeta
  • Teknologji
  • Ide
  • Kurioze
Kërko
  • Aktuale
  • Lajme
  • Artikuj
  • Diaspora
  • Sport
  • Jeta
  • Teknologji
  • Ide
  • Kurioze
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.

Ramazani te shqiptarët – Reportazh (Dokumentar)

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj 21:00 - 17/06/2016 Artikuj
Ndaje

[miptheme_dropcap style=”normal” color=”#4d4d4d” background=””]P[/miptheme_dropcap]ër afro çerek shekulli feja tek ne u ndalua nga ligjet e kota dhe të pabaza të atij absurdi mbi tokë, që ngrinte krye mbi shpirtra të pafajshëm duke potencuar forcën e tij të “pamatë”. Por ky përbindësh nuk e pati forcën e pretenduar për të shuar dritën e besimit në Zot në zemrat e myslimanëve shqiptarë, nuk pati forcën të ndalonte as ritet edhe pse praktikoheshin fshehurazi. Rënia e regjimit komunist dhe fillimi i lindjes dhe zhvillimit të demokracisë, solli menjëherë edhe ripërtëritjen e besimit dhe të ringritjes së institucioneve fetare. E tashmë që prej 22 vjetësh shqiptarët praktikojnë fenë e tyre si qytetarë të lirë të një vendi demokratik.

Qysh në vitin e parë të lejimit të praktikimit të besimit fetar dhe me afrimin e Ramazanit në vitin 1990, u konstatua ringjallja e traditës së hershme myslimane, tradita e bukur e Ramazanit. Tashmë myslimanët kishin mundësi të dilnin lirisht e të “bërtisnin” gjer në kupë të qiellit: Unë agjëroj…! Askush nuk mund t’i ndalte, askush nuk mund t’i gjykonte apo t’i shihte me përçmim, tashmë ata kishin lirinë e shumëpritur prej vitesh. Disa shpreheshin për këtë muaj “na çeli sytë e zemrës së errësuar për gjysmë shekulli”, disa të tjerë thonin “na përtërin imanin e zbehur prej vitesh”.

Dalëngadalë filloi të ringjallet ajo traditë e bukur që ka qenë aq e përhapur ndër familjet tona; kurrë nuk mendohej që iftari të kalohej vetëm me familjen, sepse ishte nderim i veçantë që për Ramazan, kryefamiljari, ose pjesëtarë të tjerë të familjes, të ishin të ftuar për iftar tek komshinjtë, tek miqtë e farefisi, madje kaq rëndësi i jepej këtij zakoni, saqë burrat e rezervonin ditën që do të ishin të ftuar tek njëri-tjetri.[1]

Gjatë këtyre viteve, në shumë qytete tona, Komuniteti Mysliman, shoqata e njerëz bamirës shtrojnë iftare kolektive ose përgatisin pako me ushqime, me qëllim që të gjithë ta gëzojnë këtë muaj. Edhe nëpër fshatra vazhdon tradita e bukur e thirrjes dhe pritjes së mysafirëve për iftar gjatë gjithë muajit.

Në vazhdim të traditës, qysh në ditët e para të këtij muaji, myslimanët shkojnë pas teravive tek njëri-tjetri për vizitë. Pas namazit të teravisë bashkohen në grupe për të kaluar një pjesë të kohës, madje edhe për të qëndruar deri në kohën e syfyrit, duke biseduar çështje feje e morali, apo duke kënduar Kuran. Edhe dora e ndihmës shtrihej shumë në këtë muaj duke i ndihmuar me furnizim të ngratët, jetimët, të varfrit, skamnorët dhe ata pa përkrahje, duke mbretëruar ndjenja e mëshirës, mirësisë dhe dashurisë për njëri-tjetrin dhe për Krijuesin.

Nga e kaluara e deri në ditët e sotme, Ramazani ka shtuar një pasuri të veçantë në të gjitha shoqëritë islame. Tradita e Ramazanit manifestohet në forma të ndryshme nga qyteti në qytet. Përjetimi i këtyre ndryshimeve kanë bërë që kultura e Ramazanit të ndikojë në shumë fusha të jetës. Kuzhina e këtij muaji është e veçantë. Bukët speciale që gatuhen gjatë këtij muaji, gjellët e ndryshme, sofrat e stolisura të iftarit nga hurmat, ëmbëlsirat dhe sallatat e ndryshme, pastaj edhe thirrja nëpër iftare dhe zijafete është ëndërr e paharrueshme në zemrat e shqiptarëve. Kandilat në këtë muaj vazhdojnë të vezullojnë nëpër minaret e xhamive nga akshami e deri në sabah (agim).[2] Në të kaluarën në trojet shqiptare kërciste topi dhe binin daullet për t’i përkujtuar njerëzit se është koha e iftarit, ndërsa në kohën e syfyrit gjithashtu u bihej daulleve nëpër rrugët e qytetit dhe fshatrave.

Të moshuarit, ata të cilët kanë jetuar në tre sisteme të ndryshme qeverisëse, tregojnë se përgatitja e shtëpisë fillonte madje një muaj më herët, laheshin rrobat, hekurosej deri në gjënë më të vogël, fërkoheshin dërrasat e shtëpive, pastroheshin me përpikëri shtëpitë, qilarët kontrolloheshin edhe një herë në detaje, hapeshin raftet që ekzistonin në to për t’u radhitur ushqimet që përgatiteshin për iftar dhe syfyr, pazari kryhej herët, blihej me shumicë për gjithë muajin, gjërat e shqepura dhe gjithçka që kishte nevojë të qepej, qepej dhe rregullohej qysh më parë. Sofra po ashtu do të lahej veçanërisht për këtë muaj, por edhe shtrojat (shiltet), do të merreshin dhe do të pastroheshin, do të riparoheshin dhe nëse kishte nevojë do të ndërrohej pjesa e jashtme e tyre.[3]

Në muajin Ramazan fytyrat e njerëzve shndërroheshin në fytyra që vazhdimisht përuleshin në sexhde, ndërsa zemrat drejtoheshin me përmallim tek Allahu, duke larguar edhe grimcën më të vogël të urrejtjes, shpërfilljes, të së keqes.Edhe sot e kësaj dite,  tradita e pritjes së Ramazanit ruhet me fanatizëm si në qytete ashtu edhe në fshatra. Edhe pse jemi në epokën e teknologjisë e materializmit të skajshëm, çdo ditë e më shumë shtohen të rinjtë të cilët praktikojnë ritet e fesë islame mes të cilave edhe agjërimin.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


Fjalë kyqe: ramazani
Kushtrim Guraj 21:00 - 17/06/2016 21:00 - 17/06/2016

Rubrika për Opojën

SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën

Dragashi humb banorë – çfarë do të thotë kjo për Dragashin?

Blogu i ditës

LIVE
Aksident zinxhirë në Zhur të Prizrenit, tre të lënduar
19:36 - 17/09/2025 Kosova
Osmani pret kryediplomaten franceze, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë
11:35 - 16/09/2025 Kosova
Raporti 24-orësh i Policisë: Një viktimë nga aksidentet, 2185 gjoba trafiku dhe 31 arrestime
11:34 - 16/09/2025 Kosova
Zvicër, në Windau të kantonit St. Gallen hapet klasa e re e shkollës shqipe
14:26 - 15/09/2025 Diaspora
Këto shenja tregojnë se fëmija juaj ndihet i lënë pas dore
11:33 - 15/09/2025 Shëndeti
Shfaq më shumë

Ju gjithashtu mund të lexoni

Artikuj

A është rrezik nënvlerësimi i suneteve dhe namazeve vullnetare?

3 Min. Leximi
Artikuj

A lejohet që nusja e re t’ua merr dorën grave?

4 Min. Leximi
Artikuj

Allahu është i Plotfuqishmi

18 Min. Leximi
Artikuj

Sigurimi i pesëfishtë i jetës i rekomanduar nga Pejgamberi a.s.

4 Min. Leximi

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:    

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?