Në disa media të huaja po qarkullojnë raportime se Cristiano Ronaldo ka arritur në Arabinë Saudite për t’u takuar me drejtuesit e klubit Al-Nassr.
Ylli portugez është lojtar i lirë pas largimit nga Manchester United para jo shumë kohësh, përcjell Demokracia.com.
Ronaldo ka në tryezë një ofertë të majme nga klubi arab, Al-Nassr e cila parasheh të përfitojë deri në 200 milionë euro në sezon.
“Cristiano Ronaldo sapo ka mbërritur në aeroportin e Riadit në Arabinë Saudite. Ai do të takohet me udhëheqësit e Al-Nassr” – thuhet në raportimin e një nga mediave sociale në Tëitter.
Cristiano Ronaldo has just arrived at Riyadh airport in Saudi Arabia.
He is set to meet the leaders of Al-Nassr. 
@Santi_J_FM pic.twitter.com/gXVo6EPFCC
— Football Tweet
(@Football__Tweet) December 21, 2022
36-vjeçari ishte në kërkim të një skuadre që bën gara në Ligën e Kampionëve, megjithatë disa nga top klubet evropiane kanë refuzuar transferimin e tij./Demokracia.com/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.