Rasti i 100 % i shpërdoruar mbrëmë nga Timo Werner

Opoja.net Opoja.net Sport

Sulmuesi i njohur, Timo Werner ishte protagonisti kryesor i humbjes së befasishme të Kombëtares së Gjermanisë, transmeton Sinjali Sport.

Gjermania u befasua në shtëpi nga Kombëtarja e Maqedonisë, pasi u mposhtën 1 me 2.

Pak minuta para golit vendimtar të shënuar nga shqiptari, Elif Elmas – lojtari i Chelseat, Timo Werner pati mundësinë për t’ia dhënë epërsinë kombëtares së tij.

Ai dështoi të shënonte nga një pozitë tejet e mirë. Werner nuk arriti të godiste siç duhet topin dhe kështu shpërdoroi rastin e 100 për qind.

Kjo nuk është hera e parë që ylli gjerman lëshon mundësi të tilla, si për Gjermaninë ashtu edhe për klubin nga Londra, Chelsea. /Gazeta Sinjali Sporti/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-