Reagim i KMSHZ-së në lidhje me sulmet në Francë

Linda Guraj Linda Guraj Artikuj

Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër është duke i ndjekur me vëmendje ngjarjet e fundit në Evropë dhe është i shqetësuar seriozisht nga aktet e dhunës që përgjakën rrugët e Francës.

KMSHZ i dënon dhe nuk pranon asnjë akt dhune, që mund të shërbejë për arritjen e qëllimeve të caktuara, përfshirë edhe ato që kryhen në emër të fesë.

Kofirmojmë se rruga e vetme e arritjes së qëllimeve është dialogu konstruktiv, komunikimi mes palëve, legaliteti dhe rruga paqësore.

KMSHZ thërret në kultivimin dhe ruajtjen e vlerave universale humane e njerëzore, të cilat paraqesin edhe objektivat kryesore të mësimeve fetare.  Nuk lejohet që ushtrimi  jo adekuat i një vlere të shkaktojë disbalansim dhe të prish kohezionin shoqëror dhe frymën e tolerancës që e shquan civilizimin perëndimor dhe esktraktin e mesazhit profetik, e që populli ynë shqiptar e ka parë si konvergjencë në investimin e tij civilizues për realitetin multikulturor të hapësirës evropiane dhe e ka kultivuar si vlerë bazike në rrugën e objektivave të tij strategjike.

Respektimi i lirisë së besimit, si një e drejtë e pakontestueshme e njeriut, përfshirë këtu mbrojtjen e vlerave të shenjta fetare, si postulate të integritetit fetar dhe kombëtar, në të njëjtën vijë të respektimit të lirisë së mendimit dhe të shprehjes, pa fyerje dhe ngacmim të ndjenjave të tjetrit, që për gjykimin tonë paraqet shkelje e dinjitetit dhe integritetit të tjetrit, për rrugën e stabilitetit, mirëqenies, paqes, mirëkuptimit dhe zhvillimit të gjithëmbarshëm të shoqërisë njerëzore. Pa dyshim, me një qasje të tillë, duke respektuar vlerat dhe shenjtëritë e njëri-tjetrit, do të kontribuonim në eliminimin e polarizimeve në shoqëri.

Komuniteti Musliman Shqiptar u bënë thirrje të gjithë faktorëve relevantë në shoqëri, në veçanti atyre që ushtrojnë pozita të rëndësishme politike, që të tregojnë kujdes maksimal në ruajtjen e tolerancës dhe harmonisë ndërfetare në shoqëri dhe të mos lënë hapësirë që prononcimet e veprimet e tyre të prodhojnë efekte negative në sferën e marrëdhënieve ndërfetare.

Kryesia e KMSHZ-së

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-