Real Madridi tashmë ka zgjedhur zëvendësuesin e Zidane

Opoja.net Opoja.net Sport

Krerët e klubit të Real Madridit tashmë kanë zgjedhur zëvendësuesin e Zinedine Zidane, transmeton Sinjali Sportiv.

Gazeta spanjolle ‘AS’ shkruan se Raul Gonzalez do marrë drejtimin e skuadrës madrilene, kur Zidane do largohet nga pozita e trajnerit.

Legjenda e klubit spanjoll është tani i preferuari i presidentit të klubit, Florentino Perezit, pasi Mauricio Pochettino vendosi t’i bashkohet Paris Saint-Germainit.
Florentino Perez & Raul Gonzalez.

Ndryshe, Raul Gonzalez momentalisht është trajner te skuadra e të rinjëve të Real Madridit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-