Rekordi i ri i rasteve me Covid-19, reagon IKSHPK

Opoja.net Opoja.net Kosova

IKSHPK ka dalë serish me thirrje për qytetarët në kohën kur numri i rasteve të reja vazhdon të thyejë rekorde ditore në nivel vendi.

Nga 16.307 testime, 4.397 qytetarë sot kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, numër ky më i lartë që nga shpërthimi i epidemisë në mars të vitit 2020.

Në një komunikatë për media, IKSHPK thotë se qytetarët duhet të vazhdojnë t’iu përmbahen masave kundër COVID-19, si mbajtjen e maskave, distancës sociale, higjienën, shmangien e udhëtimeve, të qëndrojnë në shtëpi dhe të ajrosin ambientet e mbyllura.

Omicron po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë dhe është varianti dominues në qarkullim dhe të gjithë personat që kanë kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, IKSHPK apelon për vaksinim sa më gjithëpërfshirës, sa më të gjerë dhe sa më të shpejtë të popullatës nga mosha 12-vjeçare.

Vaksinat mund të merren çdo ditë në të gjitha institucionet e kujdesit parësor në komunën tuaj. Gjithashtu apelohet për vaksinimin me dozën përforcuese dhe dozën e tretë që mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18-vjeç.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.459 doza të vaksinës kundërCOVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1.759.797 doza të vaksinës. Deri më sot 832.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, janë dhënë 65.147 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundërCOVID-19.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-