Roli i faktorëve natyrorë në popullsinë e Dragashit

Opoja.net Opoja.net Opoja

Komuna e Dragashit shtrihet në një territor kryesisht kodrinoro-malor me lartësi mbidetare prej rreth 750 m, ndërsa në pjesët e larta arrin edhe rreth 2500m. Relievi i tillë ka kushtëzuar edhe klimë malore dhe sub-malore. Territori i kësaj komune është i pasur me rrjedha të shumta ujore, por edhe me burime të shumta të ujit.

Gjithashtu, kjo komunë posedon sipërfaqe të konsiderueshme edhe të tokës bujqësore. Komuna e Dragashit përfshin skajin jugor të rrafshit të Dukagjinit. Në veri kufizohet me Komunën e Prizrenit, në pjesën Jug-lindore dhe lindore, përmes majave të larta të maleve të Sharrit, kufizohet me Maqedoninë, ndërsa nga Perëndimi dhe Jug-perëndimi me Shqipërinë. Koordinatat e komunës janë 41 50’ 58” – 42 09’ 03” në gjerësinë gjeografike dhe 20 35’ 39” – 20 48’ 26” gjatësinë gjeografike.

Dragashi kufizohet me Komunën e Prizrenit që është qendra e rajonit jugor të Kosovës në kuadër të së cilës është dhe Dragashi. Qyteti i Dragashit është 37 km larg nga qyteti i Prizrenit.

Pozita Gjografike e Opojes

“Territori i Komunës së Dragashit shtrihet në një sipërfaqe prej 434.983 km² dhe zë afro 4 % të territorit të Kosovës”, ndërsa në territorin e rrafshit të Dukagjinit merr pjesë me 10%. “Në Komunën e Dragashit jetojnë 33997 banorë, ku dendësia mesatare e popullsisë është 78 banorë në 1 km”².

Autor: Msc. Hazer Dana

(Opoja.net)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-