Gjatë pasdites së djeshme në Prizren ka ndodhur një dhunë familjare.
Në raportin e sotëm të policisë thuhet se një vëlla ka sulmuar fizikisht motrën e tij.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Koha.net.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.