Nëntë persona janë përfshirë në një rrahje në fshaitin Brod të Dragashit, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur në mes veti rreth kacafytjes së qenve. Gjatë përleshjes katër persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, kurse një lëndime të rënda trupore.
“Nëntë të dyshuar meshkuj K-Goranë pas një mosmarrëveshje që kishin pasur në mes veti rreth kacafytjes së qenve janë përleshur fizikisht në mes veti. Gjatë përleshjes katër të dyshuar kanë pësuar lëndime të lehta trupore, kurse një i dyshuar lëndime të rënda trupore (frakturë në kokë) i cili është dërguar në QKUK-Prishtinë. Të lënduarve u është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.
“Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”./PrizrenPress.com/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.