Një rrahje masive ka ndodhur dje në Prizren, për shkak të një mosmarrëveshje, shkruan Sinjali.
Në këtë përleshje kanë qenë të përfshirë shtatë persona, ku dy prej të cilëve kanë pësuar lëndime trupore.
Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë zjarri dhe disa fishekë.
“Prizren 04.07.2021 – 14:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vetit disa të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Është konfiskuar një armë zjarri me dy fishek. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Shtatë të dyshuar janë shoqëruar në polici dhe të njëjtit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt,” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.