Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se të dyshuarit kishin sulmuar fizikisht viktimën mesditën e djeshme rreth orës 13:00 në Dragash.
Si pasojë e lëndimeve të marra viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Kurse me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.