Të shtunën në mbremje ka ndodhur një rrahje në fshatin Zhur të Prizrenit.
Policia njofton se ka arrestuar një person pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje ka goditur fizikisht një mashkull të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor”, njofton policia, përcjellë PrizrenPress. Ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.