Komuna e Dragashit ka nënshkruar kontratë me NTSH “Tini” në Prizren për Rregullimin e fushës së sportit në shkollën “Fetah Sylejmani” në Dragash, shkruan Opoja.net.
Në bazë të disa dokumenteve që janë siguruar nga “Opoja.net” shihet se vlera e kontratës mes Komunës së Dragashit dhe kompanisë në fjalë është 31 mijë e 533 euro.