Numri i të prekurve me sëmundjen e diabetit në Kosovë ka shënuar rritje këtë vit, krahasuar me vitin paraprak.
Kështu thotë për KosovaPress, kryetari i Shoqatës së Endokrinologëve dhe Diabetologëve, Bardhyl Gashi, në Ditën Botërore të Diabetit. Endokrinologu tregon se moshat më të prekura me diabet janë ato rreth 30 deri në 35 vjeç, derisa potencon se kjo sëmundje nuk zgjedh gjini. Ai shton se ndër shkaktarët kryesor të shfaqjes së diabetit konsiderohen të jenë mungesa e aktivitetit fizik, mosushqyerja adekuate, duke përfshirë edhe trashëgiminë familjare të sëmundjes, transmeton Klankosova.tv.
“Po në kohën e fundit kemi tendeca të rritjes me diabet, edhe pse në Kosovë dominon më tepër mosha e re. Sa i përket përqindjes së diabetit është më pak se në vendet e tjera, ku janë të moshës më të vjetra. Por, tendeca ka, shkon nga rritja e diabetit, zakonisht të Tipit 2… Moshat të cilat janë më tepër të rrezikuara prej diabetit janë ato mbi moshat 30 vjeçare… Nuk zgjedh as gjininë, ose gjininë mashkullore ose gjinia femërore, po ashtu janë të prekur… Në ndikimin e diabetit rëndësi të madhe ka, mos aktiviteti fizik, mos ushqyeshmëria adekuate, obeziteti është ai kryesori. Bile në disa raste thonë, nëse një pacientë ka mbi 10 kilogramë mbi peshën ideale, për 10 vite, dhe nëse anamneza familjare është pozitive, di të paraqitet diabeti në një përqindje shumë më të madhe se të tjerët… Obeziteti apo mbipesha është një prej arsyeve kryesore që ka diabeti… normal kohëve të fundit edhe stresi i ndihmon”, thekson Gashi.
Ai shtoi se pacientët e prekur me diabet po gëzojnë disa beneficione në Kosovë, derisa përmendi marrjen e subvencioneve. Ai shton se kur vjen puna deri tek shkaktimi i invaliditetit nga kjo sëmundje, kërkesa për të shkuar në pension invalidor, është më e madhe. /Opoja.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.