Komuna e Dragashit dhe fshatat e saj janë të njohura për dimra të gjata me rreshje të mëdha bore dhe me probleme të shumta si ato në komunikacion po ashtu edhe probleme me rrymë e shumë të tjera, shkruan Opojanet.
Banorët janë ata që gjithmanë i bejnë përgaditjet e duhura, e komuna i kryjen ato me ato mundësi që i ka por jo për të gjitha që duhet bërë.
Fshati Pllajnik i kësaj komune gjatë stinës dimrore nuk ka kujdesë nga komuna që duhet të bërë për të mos qënë i bllokuar. Banorët e këtij fshati vite me rradhë hallin e bartin vetë duke mbajturë vetura të cilat mund ti kalojnë këto rrugë edhe gjatë dimrit.
Mendi Domuzeti nga fshati Pllajnik ka thënë për redaksinë e Opoja.net-it së ka që 13 vite që kujdesët për familjën dhe fshatin e tij që këto rrugë ti bejë të kalushme.
“Meqë kemi thirrur komunën për të hapur rrugën Pllajnik – Xërxe e cila nuk merr aksion, duke na mashtuar jo sot jo nesër, mjerim vendosa ta hapi prap rrugën me veturën time e cila më shërbeu gjatë 13 viteve, më vjenë shumë keq për këtë shtet ku po jetojmë”, shprehet Mendi Domuzeti. /Opoja.net/
Më poshtë po ju sjellim fotografi dhe video nga ky aksion:
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.