Salavatet mbi Pejgamberin a.s. largojnë brengat dhe hallet

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Shejh Nebil El-Ivedi transmeton se njëri nga dijetarët tanë ishte i sëmurë dhe e kishte patjetër të hynte në operacion. Disa dita pas operacionit, doktorët kishin vënë re se edhe më tej ka gjakderdhje të brendshme dhe nuk kishin zgjidhje tjetër veç se ta operojnë përsëri. Dijetari u pajtua me këtë.

Në dhomën e shejhut përveç mjekëve ishte edhe një grua e moshuar që pastronte dhomën. Kur mjekët shkuan, gruaja e moshuar i tha shejhut: Dërgo salavate mbi Pejgamberin a.s”. Shejhu veproi sipas këshillës së plakës.

Pak para operacionit mjekët i bënë analizat dhe kishin mbetur të shokuar me atë çka kishin parë. Gjakderdhja i ishte ndërprerë dhe pacienti ishte mirë.

Dërgimi i Salavateve mbi Pejgamberin a.s. është njëra nga mënyrat më të mira për t’i larguar brengat dhe hallet.

Muhamedi a.s ka thënë: “Kush dërgon një salavatë mbi mua, Allahu dërgon dhjetë herë më shumë mëshirë mbi të.”

Allahume sali ala Muhamed.

Përshtati: Arsim Dauti

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-