Kreu i Degës së LDK-së në Dragash, Selim Kryeziu, përmes një postimi në Facebook, i ka reaguar Haxhi Avdylit, ish-kyetarit të Degës së LDK-së në Prizren, për kritikat që ky i fundit i kishte bërë sot gjatë ditës në adresë të Isa Mustafës.
“Pasi e mori në qafë presidentin Trump, me mbështetjen që i dha z.Biden, Haxhiu, ja paska mësy tash edhe Isa Mustafës, “shkatërruesit” të LDK-së. Po në sa vota e degëdise degën e Prizrenit ti o pus?”, ka shkruar Selim Kryeziu.
Haxhi Avdyli në shkrimin e tij në Facebook e ka quajtur Isa Mustafën politikan të dështuar, i cili po dëshiron që të jetë relevant përmes sulmeve ndaj Vjosa Osmanit.
Ky është reagimi i plotë i Selim Kryeziut:
“Pasi e mori në qafë presidentin Trump, me mbështetjen që i dha z.Biden, Haxhiu, ja paska mësy tash edhe Isa Mustafës, “shkatërruesit” të LDK-së. Po në sa vota e degëdise degën e Prizrenit ti o pus? Thash “pus”, kujdes, mos keqlexoni. Ah, të ishe edhe një mandat në krye të asaj dege, do ja arrije qellimit.
I shndërruar tani në një objekt talljeje, vazhdo fishkëllo në fb e nëpër portale dhe shëtit nga një sallahane në tjetrën.”
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.