Kryetari i LDK-së në Dragash, Selim Kryeziu ka reaguar pas publikimit të disa listave me “veteranët e rrejshëm”.
Kryeziu ka thënë se ai ka të drejtë të flasë për veteranët e rrejshëm të fshatit Brezne, sepse ai i njeh ata që s’kanë qenë në luftë dhe e kanë statusin e veteranit, përcjell Opoja Sot.
I pari i LDK-së në Dragash ka thënë ndër të tjera se ai “njeh me dhjetëra “veteranë” që nuk kanë qenë kurrë në luftë dhe uniformën e kanë veshur në Vërmic, pas hyrjes së forcave të NATO-s”.
Shkrimi i plotë i Selim Kryeziut
“Mshile gojen, ti je komandant i Kukësit”! Kështu do të më thoshte Kryeministri sikur ta lexonte shkrimin tim. Sipas trurit të Tij, unë s’kam të drejtë të them asnjë fjalë për këtë temë. Por, unë do të flas. Nuk kam në plan t’u bindem urdhërave të Tij. Për Veteranët e gjithë Kosovës ndoshta edhe s’më takon, sepse nuk kam informacine të duhura në këtë drejtim. Di vetëm se gjashtëdhejtë mijë veteranë nuk i kemi. Këtë e din të gjithë besoj. Nëse dikush i ka shpallur votuesit e vet, klientet e vet veteranë, çështje tjetër pastaj është kjo.
Por, për Veteranët e komunës së Dragashit, e sidomos ata të fshatit tim, Breznës, të cilët i njoh fije e për pé, unë kam të drejtë të flas, bile me shumë kompetencë. Unë kam të drejtë të flas e të bërtas sidomos për ata që s’kanë qenë në luftë dhe e kanë statusin e veteranit. (Për të mos i quajtur veteranë të rrejshëm, mashtrues, hajdut, fëlliqësira etj, zgjodha që fjalën VETRANË ta shkruaj me shkronjë të madhe, kur flas për Veteranët e vërtetët; dhe ta shkruaj me shkronjë të vogël këtë fjalë, kur flas për ata të tjerët). Veteranët marrin pensione dhe kanë privilegje nga sheti për faktin se kanë këtë satus.
Si tatim pagues i këtij shteti, rrjedhimisht unë kam të drejtë të flas për ta Kryministër. Kam të drejtë të flas sepse edhe mua më shkon “fash për kurrizi”, që i thon fjalës. Është e thjeshtë. Pse të paguaj unë votuesit, mbështetësit a klientët e Tu e të shokëve të Tu. Nëse unë dhe një X “veteran”, kemi qëndruar bashkë në Kukës apo diku tjetër, pse ai të ketë këto privilegje? Pse ai të shfrytëzon paranë publike e unë jo, kur jemi absolutisht të barabart sa i përket kontributit për luftën. Nejse, se kam fjalën për këtë tani. S’është aspak personale kjo punë. Mirë jam unë. Mirë?!
Edhe unë jam Kosovë! Në portale nga dje a pardje po qarkullonë një list “me emra të veteranëve të rrejshëm”. Nuk e kam analizuar të tërën. Por më ra në sy postimi i një luftëtari, Urim Krasniqi, emri i të cilit figuron si veteran i rrejshëm. Tani, prokurori Blakaj thot se në këtë listë dikush ka futur dy mijë persona. Pra, përpos atyre që ai i ka gjetur si “të rrejshëm”, listës janë shtuar qëllimisht edhe dy mijë të tjerë me qëllim që prokurorin në fjalë ta nxjerrin bllof. Unë nuk e di cila është e vërteta këtu; ja ka futur kot z. Blakaj, apo dikush vërtet po mundohet ta bastardhon punën e tij. ( Uroj të mos më dëshpëroj z. Blakaj). Ajo që unë e di sakt është se Urim Krasniqi ka qenë luftëtar i UÇK-së dhe për asnjë moment nuk e ka lëshuar Kosovën gjat kohës së luftës.
Ajo që unë e di saktë është se njoh me dhjetra “veteranë” që nuk kanë qenë kurr në luftë dhe uniforëmen e kanë veshur në Vërmic, pas hyrjes së forcave të NATO-s. Ajo që unë e di sakt gjithashtu është se dikush po luan me dinjitetin e luftëtarit dhe me dinjitetin njerëzor tonin në përgjithësi. Ajo që di unë është se jemi bërë një vend i përçudushëm, i gërditshëm, ku qeni se njeh të zotin. S’më hiqet nga truri Urimi! Lajmin se është “Veteranë i rrjeshëm” e mori pikërsisht për ditëlindje. Urim i mirë për ditëlindje ky po! Po fëmijëve çfare do t’u thot tani?! “Të gjithë ne rrejmë e na rrejnë, veq Zoti as nuk rrenë as nuk rrehët”! Po ku e gjetët pikërisht atë se?! Po keni me mijra të tjerë more! Urim, bashkëvendasi im i nderuar, dhurat të mirë të bëri Atdheu për ditëlindje, prandaj, unë spo ta uroj fare. Të lutem mbilidhi miqtë e tu të luftës dhe demaskoni mashtruesit. Pra, mblidhuni ju luftëtarët dhe luftoni “veteranët”. Mos pritni nga shteti. Ky shtet i imi e i yti, ka kohë që e ka humbur fillin.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.