Opoja.net

Selim Kryeziu: pretendimet për punësime partiake, shpifje të ulta

Opoja
Selim Kryeziu: pretendimet për punësime partiake, shpifje të ulta

Kryetari i Lidhjes Demokratike në Dragash, Selim Kryeziu, përmes një postimi në Facebook i është përgjigjur pretendimeve të përfaqësuesve të Vetëvendosjes në Dragash për punësime në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale mbi baza partiake.

Kryeziu ka kërkuar që të bëhen publik këta emra, “ndryshe, s’kam si e quaj këtë pretendim, pos shpifje të ulët.” Kreu i LDK-së në Dragash ka thënë se ai nuk ka dërguar asnjë listë emrash, e as që e di se kush janë ata.

Pretendimet për punësime të anëtarëve të LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s nga Dragashi mbi baza partiake, përfaqësues të Vetëvendosjes në këtë komunë i kanë bërë dje përmes një mediumi lokal.

Reagimi i plotë i Selim Kryeziut:

“Reagim

Si kryetar i Degës së LDK-së në Dragash, unë nuk kam dërguar asnjë listë emrash, e as që kam ndonjë informat se kush janë anëtarët e LDK-së që janë punësuar në Komunë, siç pretendon përfaqësuesi i VV-së. Ju lutem publikoni emrat e “anëtarëve” të LDK-së që janë punësuar, ndryshe, s’kam si e quaj ndryshe këtë pretendim, pos shpifje e ulët.
‐—————–
“Sipas përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje dega në Dragash ky punësim në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale është berë me lista partiake.
Ata thonë se antarë të punësuar në ketë projekt të MPS janë nga subjektet politike si Nisma Socialdemokrate, LDK-së,PDK-së dhe të AAK-së në Dragash”.”

Shkeljet në tenderin e Komunës së Dragashit për ambulancë

Opoja.net

Ish Kampioni botës , Enver Idrizi nga Amerika ia bëson shëndetin Dr.Hatim Baxhakut kirurgut Opojarë

Opoja.net

Fshati Brezne vazhdon të mbetet në terr!

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net