Sërish ka reaguar Driton Ademi asambleist i PDK-së në Dragash ndaj prerjes së pishave në Bresanë

Opoja.net Opoja.net Opoja

Të nderuar qytetar të Komunës së Dragashit,

Siq jeni në dijeni rreth reagimeve të fundit lidhur me prerjen e pishave në fshatin Bresanë, dje nëpërmjet një “sqarimi” të përgadituar dhe servuar nga penzionist të fushës nëpërmjet “Zëvendësuesit të shefit të njësis së Pylltaris në Dragash” jam apostrofuar sërish, andaj me apo pa dëshirën time si përfaqsues dhe i zgjedhur i qytetarëve më duhet patjëtër të jap sqarimin tim të rradhës nga ajo që kam vërejtur nga ky “sqarim” i cili lehtë vërehet se përben shum kontradikta në shkrim dhe prova(dokumente) të bashkangjitura si dhe disa shkelje ligjore lidhur me Anex Kontratën nga ana e Komunës së Dragashit.

Në “sqarim” si arsyetim për vazhdimin e Anex Kontratës është cekur se “viti i kaluar ka qen vit me vështërsi siq është pandemia” gjë që nuk është aspak e vërtet dhe nuk qëndron sepse viti 2021 ka qen vit shum i qet dhe me numër të vogël të të infekuarve me COVID-19 dhe nuk ka qenë e kufizuar levizja në këtë periudh të vitit andaj një arsyetim i tillë është shpikur nga hartuesi i shkrimit pasi që siq mund ta shikoni kjo arsye nuk është cekur as në “Kërkesën” e datës 27.04.2022 nga ana e Kontraktuesit “Bredhiku Sh.P.K” me pronar z. Petrit Basha.

Më pas në po të njejtin sqarim thuhet se “ Operatori Ekonomik Basha, gjatë vitit të kaluar ka pasur edhe lëndim të rëndë në pyll (thyerje të këmbës), si dhe lëndime të punëtorve” fjali këto totalisht në shpërputhje me relaitetin e paraqitur në dokumente pasi që si pronar i kompanis është z.Petrit Basha ndërsa në dokumentat mjekësore të ofruara nëpëmjet sqarimit si i lënduar është z.Gani Basha, gjithashtu fjalët “Operatori Ekonomik Basha” jan totalisht në shpërputhje me këto dokmuentacione pasi emri i operatorit ekonomik eshte “Bredhiku Sh.P.K” ndërsa siq duket penzionistit si hartues i këtij shkrimi i ka mbetur në mendje emri i tillë i operatorit nga e kaluara, poashtu në asnjë dokument të paraqitur as nuk përmenden puntorët e lënduar siq thuhet në “sqarim” mirëpo një gjë e tillë është shpikur si arsye nga hartuesi me qëllim të “argumentimit dhe shtrembimit” të situatës.
Ndërsa sa i përket vazhdimit dhe lejimit të prerjes nëpërmjet Anex Kontratës një gjë të tillë e rregullon Udhezimi Administrativ Nr.06/2010 PËR MËNYRËN DHE PROCEDURAT E SHITJES SE TRUNGJEVE PYJORE DHE ASORTIMENTEVE DRUSORE NGA PYET PUBLIKE, Neni 8 pika 4 ku thuhet “Nëse subjekti i kontraktuar për shkaqe që nuk varen prej tij si, fatkeqsit natyrore, rastet e vdekjes apo raste të tjera të rënda, nuk realizon nxjerrjen e prodhimit dhe pastrimin e ngastrës brenda afatit të caktuar në kontratë, komisioni sipas paragrafit 2 të këtij neni bën propozimin për shtyerjen e afatit të kontratës nëpërmjet nenshkrimit të një aneks kontrate për detyrimet që rrjedhin nga shtyerja e këti afati” ndërsa pika 2 e po të njëjtit nen thot “Në përfundim të aktivitetit të shfrytëzimit në datën e përcaktuar në kontrat për kolaudim, komisioni i formuar nga Autoriteti pyjor komunal për kolaudim me një përfaqsues-anëtar nga APK në prani të subjektit të licencuar bën verifikimin e punëve të kryera.”
Andaj nga këto dispozita ligjore kuptohet se Komisioni i pranimit është ai i cili bën propozimin për vazhdimin dhe nënshkrimin e aneks kontratës ndërsa në këtë rast aneks kontrata është vazhduar pas kerkeses se Operatorit Ekonomik dhe siq thuhet në Aneks kontrat komisoni ka dalur në teren me datë 27.05.2022, veprime këto të cilat nuk jan në përputhje me dispozitat ligjore të cekura më lartë.

Andaj pas publikimit të këtij shkrimi si dhe publikimit të “Anex Kontratës” lidhur me këto dyshime unë si përfaqsues i qytetarëve në kuvendin komunal të Dragashit në konsultim edhe me grupin e asambleistave të Partis Demokratike të Kosovës –PDK-së në të ardhmen e afërt me qëllim të zbardhjes të së vërtetës rreth kësaj situatë të krijuar do të ndërmarr të gjitha hapat e nevojshme ligjore.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-