Të martën, rreth orës 16:00, një patrullë policore ka ndaluar automjetin me targa të huaja, të cilin e drejtonte një shqiptar dhe, gjatë kontrollit të automjetit, është gjetur dhe konfiskuar në një pako me cigare, ku kishte një sasi substance të dyshuar narkotike e llojit marihuanë. “Substanca narkotike peshonte 10.23 gram.
I dyshuari, pas intervistimit në polici, me vendimin e prokurorit, lirohet për t’u ndjekur në procedurë të rregullt, kurse rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës. /Radio Sharri/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.