Opoja.net

“Sezai Surroi” e nderon “Elmaz Ademin”

Opoja

Në ditën e parë të shkollës për këtë vit, në Shkollën e Mesme “Elmaz Ademi” në Bardhoc të Kukësit, i pranishëm ishte edhe drejtori i SHFMU “Sezai Surroi” nga Bellobradi, Zeqiri Skenderit, prania e të cilit u vlerësua shumë nga nikoqiri i tij, Fadil Shaqiri, i cili këtë e ka shprehur edhe në një postim në Facebook.

“Ajo çka ishte e veçantë në këtë ditë, ishte prania e drejtorit të SHFMU “Sezai Surroi” të Bellobradit, shkollë kjo me të cilën kemi mbi pesë vjet që jemi vëllazëruar”, ka shkruar mes tjerash Shaqiri, duke sqaruar se mysafiri i tij dhe i shkollës që drejton, Ziqiri Skenderi, i ka uruar nxënësit dhe mësuesit e shkollës, duke u zotuar për vazhdim të bashkëpunimit vëllazëror.

Ndryshe, në një atmosferë festive, dje ka nisur me sukses viti i ri shkollor në fshatin Bardhoc të Kukësit, për çka është falënderuar edhe drejtuesi i kësaj vatre arsimore, Fadil Shaqiri./

Mos i humb

Organizohet Kampi Rinor në Dragash për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare

Opoja.net

Blegtoria si degë ekonomike dikur ishte jetike për opojanët

Opoja.net

Nxënësit nga Dragashi fitues të garave, po qëndrojnë në Shqipëri për kampet kreative

Opoja.net

Sot ka shkuar në amshim humanisti Reshit Beqiri

Opoja.net

Askush nga kandidatët e PDK-së nuk mbeti pa vota në Dragash (Lista)

Opoja.net

Kaq vota morën kandidatët për deputetë të PDK-së, në Dragash

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net