Shaban Shabani është kryetari i Dragashit

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Pas rinumërimit të 35 vendvotimeve, atyre me kusht, me postë dhe të personave me aftësi të kufizuara ka dalë se fitues për Kryetar të Dragashit është kandidati i PDK-së Shaban Shabani i PDK-së, ndërsa Selim Kryeziu i LDK-së ka arritur të dalë i dyti.

Sipas rezultateve gjatë rinumërimit, Shaban Shabani i PDK-së ka marrë 4,117 vota, kurse Selim Kryeziu i LDK-së 2,807.

Kurse, në votat me kusht, me postë dhe personat me nevoja të veçanta, PDK ka marrë 302 dhe LDK 67.

E votat me postë kanë shkuar të gjitha për kandidatin e PDK-së gjithsej 230 vota.

Në dy proceset kanë qenë 66 fletëvotime të pavlefshme dhe një e zbrazur.

Në zgjedhjet e 19 nëntorit Shaban Shabani kishte fituar 50.16 për qind të votave ose 6,279 vota.

Selim Kryeziu kishte fituar 49.84% të votave ose 6,238 vota. /Opoja Sot

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-