Shembulli i punës së familjes nga Pllajniku i Dragashit që nuk e mendon migrimin (VIDEO)

Opoja.net Opoja.net Opoja

Një fshat me rreth 370 banorë, e 45 familje ku numërohen 35 nxënës, është Pllajniku i Dragashit, fshat ky që në njëfarë forme mbetet shembull se si mund të punohet e jetohet pa e menduar migrimin.

Të rinjtë po largohen nga vendi i tyre, familjarët po ashtu e në shumë fshatra më nuk e gjen askënd, por këtu është ndryshe situata sepse në Pllajnik shumë familje i janë përveshur punës.

Për fund por jo nga rëndësia, mësuesi i fshatit dhe kryefamiljari na tregon se ku e si plasohen në treg produktet finale.

Pavarësisht produktit, dikush duhet kujdesur për sigurinë e gjithë këtyre deleve dhe siç po shihet ata sapo kanë ardhur në jetë e i presin ditë të gjata udhëtimi në stane dhe net me shumë roje që kopetë të jenë të sigurta.

Pa asnjë subvencionim e me shumë vështirësi, familja Qusaj në Pllajnik le të jetë si shembull për të vazhduar jetën këtu në Kosovë me punë të ndershme e përkushtim të madh!

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-