Sot me një sërë aktivitetesh shënuam 15 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Dragashit.
Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy dekada, kalimi i viteve asnjëherë nuk e zbeh, por vetëm e forcon edhe më shumë kujtesën tonë kolektive për sakrificat që kaluam si popull në rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë.
Nderimi, respekti dhe përulja nuk do të pushojnë së shprehuri asnjëherë për dëshmorët, invalidët dhe veteranët e luftës sonë të drejtë çlirimtare. Jemi falëndues dhe mirënjohës përjetësisht për
miqtë tanë perëndimorë, ShBA-të dhe NATO-n që na përkrahën fuqishëm dhe ndaluan përpjekjet gjenocidale të Serbisë ndaj popullit tonë.
Urime të gjithëve kjo Ditë historike!
Lavdi për të gjithë dëshmorët! Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.