Fundjava në Kosovë po përcillet me rënie të temperaturave.
Në Opojë, këtë të shtunë pati reshje intenzive shiu dhe breshëri.
Një lexuesi i Telegrafit, ka dërguar pamje të përkeqësimit të motit – ku shihen rrugët e mbuluara me ujë e breshër.
Nuk dihet nëse ka krijuar dëme të mbjellurave të asaj ane.
Njëjtë raportohet se ka ndodhur në fshatrat Studençan dhe Peqan të Suharekës.
Lexuesit kanë dërguar pamje nga breshëri i cili është raportuar të ketë rënë disa herë.
Ndërkaq, gjatë javes që vjen, fillim-qeroshri, priten ngritje të temperaturave.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.