ShKMK: Në zonat malore pritet të ketë stuhi bore e erëra të forta

Opoja.net Opoja.net Kosova

Pas rreshjeve të fundit të borës në zona malore të Kosovës dhe parashikimit të motit që rreshjet do të intensifikohen nga sot dhe ditëve në vijim, Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës, apelojnë te gjithë komuniteti skitarë dhe bjeshkatarë dhe banorë që jetojnë në zona malore, të kenë kujdes të shtuar në lëvizjet e tyre pasi që pritet të ketë stuhi bore të përcjellura me erëra të forta.

Në njoftimin e ShKMK-së thuhet se stabiliteti i shtresave të borës nuk është e lakmueshme, pasi që ka shumë indikacione të mëhershme dhe tani me rreshjet që po ndodhin me zhvillimet e tjera atmosferike, nënkupton të ka gjendje të lartë të rrezikut për ortek.

Më tej në njoftim thuhet se orientimet gjeografike veriore janë më të rrezikshmet, pasi që një pjesë e shtresave të hershme të borës ka qenë prezente nga fillimi i stinës së dimrit, dhe nuk krijojnë lidhëshmëri stabile ndërmjet shtresave. Duhet kuptuar që edhe pjesë të tjera janë një rrezik potencial për ortek të thellë me përmasa të pa parashikueshme.

“Kujdesuni për lëvizjet e juaja, zgjedhni itinerare të pa ekpozuara në pjerrësi, posedoni pajisjet e sigurisë për ortek, duke përfshirë dhe pajisjet e tjera për ngjitje dimërore”, thuhet në njoftimin e Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës.

Ata bëjnë thirrje që të karrikoni telefonat, mos zhvilloni aktivitete të vetmuar dhe lajmëroni për itinerarin e lëvizjes tuaj.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-