Ka përfunduar me sukses aksionin e saj shoqata humanitare “Opoja” e cila ju ka dal në ndihmë 126 familjeve nga fshatrat e Opojës, shkruan Opoja.net.
Kryesia e kësaj shoqate ka falenderuar të gjithë donatorët kryesisht nga diaspora por edhe nga vendi. Gjithashtu ata falenderuan edhe hoxhallarët të cilët kanë bashkëpunuar me shoqatën në menyrë që të jetë aksioni sa më korrekt.
Gjatë këtij aksioni u ndihmuan edhe familje me medikamente për shërim, ku në këtë rast ju kanë ndalë në ndihmë edhe pronarët e barnatoreve.
Krejt në fund kryesia ka këtë mesazh: Allahu ju shpërbleft të gjithëve.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.