Kryetari i Dragashit, Shaban Shabani, thotë se dy javëve të fundit, situata rreth pandemisë Covid- 19 është shqetësuese, pas shtimit të numrit të të infektuarve dhe vdekjes së tre personave.
Sipas tij, në këtë komunë numri i të infektuarve është 29 në mesin e të cilëve 4 të vdekur, 5 raste aktive dhe 24 të shëruar.Ai ndjehet i shqetësuar, pasi numri i vdekjeve është shumë i lartë krahasuar me numrin e vogël të personave të infektuar, ndërsa shqetësim tjetër paraqet fshehjen e simptomave të disa banorëve, të cilët nuk po lajmërohen tek organet kompetente shëndetësore.
Ai ka dhe një apel publike drejtuar autoriteteve shëndetësore vendore, që të mundësojnë realizimin e sa më shumë testeve të qytetarëve.
Përkundër gjendjes së mirë, vazhdojmë angazhimet konkrete për menaxhim sa më efikas nga organet komunale, tha në fund kryetari Shabani, dhe kërkoi nga banorët e kësaj komune respektim të masave për parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit Covid-19.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.