Shqetësuese, mbi 100 aksidente brenda 24-orëve në Kosovë

Opoja.net Opoja.net Kronika

Vetëm gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 115 aksidente trafiku. Policia e Kosovës bën të ditur se 40 nga aksidentet ishin me persona të lënduar, kurse në 75 tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1 mijë e 335 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë arrestuar edhe 31 persona, 22 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje kurse 3 në vuajtje të dënimit./Telegrafi/

Kujtojmë se ​Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë lansuar ditë më parë fushatën vetëdijësuese “10 rregullat e arta të sigurisë rrugore”, me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafik./Telegrafi/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-