Shtabi Emergjent në Dragash bën thirrje për bashkëvendasit tanë që jetojnë në komunat tjera të prekura nga Covid-19 që t’i vizitojnë Qendrat e Mjekësisë Familjare nëse janë kthyer këto ditë në komunën e Dragashit dhe përmbajtje të rregullave dhe rekomandimeve nga IKSHP
Të nderuar qytetarë të komunës së Dragashit ,
po kalojmë në një situatë të rënduar të emergjencës shëndetësore. Numri i rasteve të të prekurve me virusin corona është rritur në shumë komuna të Kosovës. Sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore, ne duhet ta rrisim kujdesin maksimalisht, të respektojmë masat parandaluese dhe së bashku të kontribuojmë në luftimin e pandemisë.
Të gjithë ju bashkëvendas nga komuna e Dragashit që keni vendosur të ktheheni këto ditë në komunën e Dragashit ose jeni kthyer këto ditë luteni që të vizitoni qendrën më të afërt të Mjeksisë Familjare.
Sa më shumë që të rrisim kujdesin për veten dhe familjet tona duke qëndruar në shtëpi, aq më shpejt do ta tejkalojmë këtë situatë dhe t’i kthehemi normalitetit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.