Shtëpia e vjetër në Prizren rrezikon të shembet, policia nuk lejon lëvizjen e qytetarëve

Opoja.net Opoja.net Kosova

Përmes një postimi në facebook, drejtori për Emergjenca dhe Siguri, Faruk Dakaj, ka shkruar se , sot në lagjen “Tabakhane” Inspektori i Preventivës dhe inspektorët komunal të Drejtorisë së Inspektoriateve konstatuan se kjo shtëpi e vjetër ka rrezik të shembjes në çdo moment. Këtu janë vendosur shiritat që paralajmërojnë rrezikun, Policia e Kosovës janë në vendngjarje me patrullat e tyre.

Pas konstatimit të gjendjes faktike nga ana inspektorëve dhe ekipeve tjera relevante, kemi kontaktuar Qendrën Rajonale për Trashigimi Kulturore me seli në Prizren, për të marrë rekomamdimet si të veprojmë tutje me këtë objekt gati në shembje.

Po presim përgjegjen nga QRTK për të vepruar, ka shkruar drejtori Dakaj.

Ndërkohë, TV Prizreni ka siguruar disa fotografi ku shihet prania e Policisë e cila nuk po lejon lëvizjen e qytetarëve në rrugën ku ndodhet ky objekt i vjetër./tvprizreni

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-