Opoja.net

Shtimi i bereqetit në punët tona

Islame
Shtimi i bereqetit në punët tona

Besimtarët e dinë që bekimi i Allahut është faktori më i rëndësishëm për ta arritur mirësinë në çdo vepër që bëjmë….

Thënë ndryshe, kur e lusim Allahun për bekimin e Tij, ne jo vetëm që e lusim të na e shtoj mirësinë, por në të njëjtën kohë ne e lusim që çdo gjë që ne posedojmë të jetë e dobishme dhe të jemi të kënaqur. Kur Allahu të jep bereqet në punë, sado qoftë e vogël, ai bëhet burim mirësie për pronarin e vet. Në vijim shënojmë disa mënyra si mund të kërkojmë bereqet në punët tona.

Inicimi dhe mbajtja e qëllimeve të drejta

Shumë njerëz nisin biznese vetëm për arsye financiare, si burim kryesor të të ardhurave. Ndërsa të tjerë kanë nisur për shkak të zgjidhjes së probleme shoqërore. Pa marrë parasysh shkakun e nisjes së biznesit, ne si besimtarë synim primar duhet ta kemi arritjen e kënaqësisë së Allahut.

Ky synim duhet t’i paraprijë fillimit të biznesit tonë. Ndërsa me kalimin e kohës duhet ti ri-vlerësojmë synimet tona, ashtu që të mos bredhin nga synimi primar.

Duaja

Gjithçka kërkoni nga Allahu, kërkoni me përulje. Ndërmarrjet e biznesit kërkojnë shumë dua lutje për bereqet i cili vjen në formën e suksesit, zhvillimit dhe përfitimit.

Jini të sinqertë

Personi i cili kërkon shtimin e bereqetit në biznes nuk mashtron, pa marrë parasysh sa e parrezikshme mund të duket ajo. Mos reklamoni fotografi të produkteve të cilat nuk janë tuajat me qëllim të tërheqjes së klientëve. Besimtari i mirë duhet ta flet vetëm të vërtetën, ndërsa kjo nënkupton mos mashtrimin e klientëve, mos shitjen e gjësendeve të rrejshme, apo të mashtroj rreth cilësisë së mallit apo shërbimit që kryen.

Evitoni shitjen e mallrave të ndaluar

Muslimani duhet evituar shitjen e gjërave që sipas parimeve islame janë të ndaluara.

Qëndroni larg akteve e ndaluara

Nuk mjafton vetëm të qëndrojmë larg vetëm nga shitja e mallit të ndaluar, por gjithashtu duhet t’i kushtojmë vëmendje praktikave të biznesit që nuk janë të lejuara në Islam. Interesi për kreditë dhe ryshfeti janë dy praktika të tilla të biznesit.

Të jeni mirënjohës

Si do të ndjeheshit nëse dikujt i bëni shërbim, e ai person as që e vëren atë? Ndoshta do të ishte shërbimi i fundit që ia bëni atij, apo? Edhe pse nga mos falënderimi, Allahu mund të mos e ndaloj bereqetin e vet, por me siguri të qenët falënderues dhe mirënjohës për bekimet e Tij mund të jetë një mënyrë e mirë e shtimit të bereqetit në jetët dhe bizneset tona.

A është private apo e përbashkët?

Linda Guraj

Duaja pas namazit dhe fërkimi i fytyrës pas lutjes

Linda Guraj

Egjipti

Linda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net