Opoja.net

Shtyhet për të pestën herë gjykimi për falsifikim të dokumenteve

Opoja

Mungesa e të akuzuarit për falsifikim të dokumenteve, Sadam Kushi, ka bërë që të dështojë për të pestën herë me radhë seanca e paraparë të mbahet në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash.

Gjykatësja Sabaheta Kurteshi tha se nuk ka fakte se i akuzuari është ftuar në mënyrë të rregullt, ngase siç tha ajo, shihet se nga shkresat e lëndës, ai jeton jashtë vendit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Me këtë rast, gjykatësja Kurteshi ia ka dorëzuar prokurorit Ramadan Koro një dokument të lëshuar nga Ministria e Brendshme e Italisë, të cilin gjykata do ta përdor si dëshmi lidhur me falsifikimin.

Ndryshe, shqyrtimi i radhës për ketë rast është më 31 dhjetor 2019, nga ora 09:30, ndërsa vazhdon të mbetet në fuqi urdhër arresti i lëshuar nga ana e gjykatës.

Në aktakuzën e ngritur me 15 shtator 2015 nga Prokuroria Themelore në Prizren, thuhet se i akuzuari Sadam Kushi, me datën 30 korrik 2015, me vetëdije ka përdorë dokumentin e falsifikuar, me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal.

Sipas prokurorisë, deri tek kjo ka ardhur kur i pandehuri është ndalur nga patrulla e policisë dhe gjatë kontrollit të dokumenteve tek ai është hasur se në librezën e qarkullimit të automjetit, të lëshuar nga shteti i Italisë, në pjesën e emëruar revizioni 2, nga vazhdimet e kishte të rimbuluar me fletë ngjitëse të kualitetit të ndryshëm nga origjinali.

Në aktakuzë thuhet se pas ekspertizës së kryer nga ana e Sektorit për Ekspertim të Dokumenteve dhe Dorëshkrimeve, del se libreza është pjesërisht e falsifikuar.

Me këto veprime, ai dyshohet të ketë kryer veprën penale “falsifikim i dokumenteve” e paraparë në nenin 398, paragrafi 1, e Kodit Penal të Kosovës. /Betimipërdrejtësi

Mos i humb

Bie bora e parë në Dragash (Foto)

Opoja.net

Alb’swiss, televizioni që ka zgjeruar transmetimin në shumë platforma online dhe ato kabllore

Opoja.net

Sa vota i mori gazetari Resul Sinani

Opoja.net

Tërmeti shqetëson banorët e Dragashit (Video)

Opoja.net

Dridhet toka në Dragash

Kushtrim Guraj

Banorët e Opojës sërish u përballen me terrin

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net