Opoja.net

Shtyhet seanca për çështjen kontestimore ku e paditur është kompania “Eurokos”

Opoja
Shtyhet seanca për çështjen kontestimore ku e paditur është kompania “Eurokos”

Mungesa e Ardit Rifajt, përfaqësues i të paditurës, kompanisë “Eurokos”, ka bërë që të dështoj seanca e paraparë për të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, në çështjen kontestimore ku Imer Imeri e ka paditur kompaninë në fjalë, për vërtetim dhe dorëzim të së drejtës së posedimit të pronës.

Gjykatësja Sabaheta Kurteshi deklaroi se nuk ka fakte se përfaqësuesi i të paditurës është ftuar në mënyrë të rregullt, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prezent në seancën e së mërkurës ishte përfaqësuesi i palës paditëse, avokati Sehadin Beqiri.

Seanca për këtë çështje është shtyrë për 14 shtator 2020, në ora 09:30.

Sipas padisë, Imer Imeri po kërkon vërtetimin dhe dorëzimin e së drejtës së posedimit, të cilën thotë se po ia cenon kompania “Eurokos”, e cila përfaqësohet nga Ylli Shamolli.

Në padi thuhet se një pjesë  ngastrës që është pronë e paditësit është në procedurë të shpronësimit, ndërsa e paditura gjatë punimeve, nga qershori deri në muajin shtator të vitit 2018, pa pëlqimin e paditësit ,në pjesën tjetër të ngastrës së tij, me makina punuese ka kryer punimet e tokës, ka bërë rrënimin e dheut, në pjesën tjetër të ngastrës e ka hedhur dheun e rremuar, me çka e ka kapur një pjesë të ngastrës, pronë e paditësit.

Tutje sipas padisë, sipërfaqja e pronës kontestuese është me gjatësi rreth 50.80 nga ana lindore, gjerësi rreth 15.00, në mes gjerësi 13.00, nga ana perëndimore me gjerësi 8.00 metër, duke mos llogaritur sipërfaqen 197 metër katror, e cila është në procedurën e shpronësimit. /BetimipërDrejtësi

Mevludin Krasniqi: Llapi nuk duron ‘bisht sakice’

Fari Kolloni

Ku është akti/dokumenti origjinal i pavarësisë së Shqipërisë?!

Fari Kolloni

Kryetari Shabani uron festën kombëtare: Amanetin e të rënëve ta çojmë në vend duke punuar

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net