Shtyllën elekrike e mbanë oxhaku i shtëpisë

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Ka më shumë se dy muaj nga dita kur moti i pa përshtatshëm e theu këtë shtyllë elektrike në mes të fshatit Plavë të Komunës së Dragashit, nga e cila prishje pati dhe ndërprerje të energjisë për disa fshatra.

Korporata energjetike e rregulloj duke e lidhur për oxhakun e afërm me tel e më pas e hapi një gropë dhe kështu ngeli deri më sot, ka theksuar Burim Piraj.

Kjo shtyllë sipas banorëve te lagjes, ka ngelë si brengë dhe frikësohen se mos ndoshta një ditë prapë do të bije dhe do të shkaktoj aksident po edhe ndërprerje të energjisë që ndodh aq shpesh në këtë fshat mu për shkak të prishjeve të shumta teknike.

Ka nga banorët e lagjes që tani tre muaj nuk e kanë paguar energjinë në shenjë revolte për këtë shtyllë dhe përpos zyrës së Korporatës Energjetike në Komunën e Dargashit e kanë lajmëruar prishjen dhe në numrin kujdestar të Korporatës në Prishtinë./Opoja.net/

Shtylla elektrike e lidhur per oxhak

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-