Opoja.net

Si mund ta llogarisni faturën e rrymës me tarifat e reja – ZRRE publikon kalkulatorin

Zyra e Rregullatorit për Energji ka publikuar kalkulatorin për llogaritjen e faturës të energjisë elektrike, në të cilin qytetarët mund të plotësojnë të dhënat dhe të llogarisin sesa do të jetë vlera e faturës me tarifat e reja të propozuara nga ZRRE-ja.

Në shtyllat e kalkulatorit për konsumin, qytetarët duhet të vendosin kilovatët që shpenzojnë gjatë ditës në njërën rubrikë (A1) dhe ato gjatë natës në rubrikën tjetër (A2). Këto të dhëna qytetarët mund t’i marrin në faturë e rrymës.

Te pjesa ku shkruan konsumi mujor, janë rubrikat A1 (shpenzimi i rrymës gjatë ditës) dhe A2 (shpenzimi i rrymës gjatë natës).

Vlera të cilin do ta paguajë qytetari gjendet te rubrika “Fatura me subvencionim”.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë duke propozuar që çmimi i energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kWh të dyfishohet.

ZRRE propozon që tarifa për konsumatorët me 800 kWh rrymë të shpenzuar në muaj të rritet në vlerë prej 12.31 eurosh. Ndërsa, konsumatorët që shpenzojnë 1,000 kWh rrymë në muaj të paguajnë 24.62 euro më shumë të çmimit të rrymës.

 

Rritje e çmimit të rrymës me të njëjtën përqindje është propozuar edhe për amvisëritë, të cilat konsiderohet se shpenzojnë deri në 600 kWh energji në muaj. Për këtë propozohet që aplikimi i tarifës prej 0.21 euro/kWh për energjinë e shpenzuar në kohën e tarifës së lartë gjatë ditës dhe 0.09 euro/kWh për energjinë e shpenzuar në tarifën e ulët gjatë natës.Po ashtu, propozohet që tarifat e energjisë elektrike të ndryshohen në mënyrë që për konsumatorët biznesor të paguajnë 9 për qind më shumë.

Bazuar në të dhënat e Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), konsumi mesatar nga viti 2012 – 2020 për amvisëritë që shpenzojnë mbi 300 kWh në muaj është rreth 460 kWh/muaj. Konsumi mesatar gjatë 2021-së për amvisëritë që shpenzojnë mbi 300 kWh/muaj energji elektrike është rreth 440 kWh. Gjatë vitit, 44 për qind e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë prag në asnjë muaj.

586

A mendoni se keni nevojë për të terhequr para nga trusti juaj ?

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net